Largohet Allegri, vjen Deschamps

Massimiliano Allegri ka vendosur të largohet nga Juventus këtë verë, dhe Didier Deschamps do të jetë pasuesi i tij....

Është Pierpaolo Marino, ish drejtor sportiv i Napolit, Udineses dhe tani Atalantës që e ka thënë këtë, duke parashikuar lëvizje interesante në Torino.

“Allegri nuk do të qëndrojë në Juve, por do të jetë zgjedhja e tij për të lëvizuar”, ka thënë Marioano.

“Ata tashmë e kanë zgjedhur Deschmaps për ta zëvendësuar atë”.

Për Deschamps, do të ishte një rikthim te Juventus, i cili ishte lojtar dhe trajner i kësaj skuadre në të kaluarën.

Deschamps aktualisht drejton Francën, me të cilën kombëtare vitin e kaluar fitoi Kupën e Botës.