Një lajm aspak i mirë vjen nga Zvicra për Arlind Ajetin dhe Shani Tarashaj.
Futbollistët shqiptar, me të parin që përfaqëson Shqipërinë dhe të dytin Zvicrën, janë përjashtuar nga skuadra zvicerane e Grasshopper.
Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i sapo ardhur te skuadra zvicerane, Tomislav Stipiç.
“Ata nuk ishin me ne në Itali. Nuk janë më në ekip”, ka deklaruar shkurtimisht trajneri për gazetën Blick.
Ajeti tani duhet të gjejë një skuadër të re, ndërsa Tarashaj do të kthehet te Evertoni në Angli për t’i vazhduar stërvitjet deri në fund të sezonit