Trajneri italian nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Stefan Radu dhe Patric, por është optimist për ndeshjen e radhës.
“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për pozitat në tabelë, për paraqitjen tonë dhe ne po vijmë në këtë ndeshje pas një periudhe të mirë” ka thënë Inzaghi.
“Do të jenë edhe 10 ndeshje të tjera për tu luajtur, por ne do të shohim versionin më të mirë të Lazios” ka shtuar ai.
Lazio dhe Inter do të vihen përballë njëra tjetrës në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A.