Kovac: Nuk na habit ‘klasikja’ me Dortmund, jemi të fokusuar edhe në Kupën e Gjermanisë

Kampionët në fuqi në Bundesliga, Bayern Munich, do të përballen me liderët e Bungesligës, Borussia Dortmund, në xhiron e ardhshme në Bundesliga.

Niko Kovac ka insistuar se kjo ndeshje nuk do të hutojë bavarezët para ndeshjes me Heidenheim në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

“Kam mundësinë që të fsheh ndeshjen me Dortmund. Dhe, ju kam thënë lojtarëve se nuk është në rregull që të mendojmë tani se çfarë ndodh në vikendin e ardhshëm” ka thënë Kovac.

“Fokusi im është tek Heidenheim. Kjo është puna jonë e radhës. Ndeshja kundër Dortmund është të shtunën dhe ndeshja e së mërkures do të na jap pozitivistet” ka shtuar ndër të tjerash kroati.

Kujtojmë se Bayern Munich do të ketë përballë skuadrën e Heidenheim, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.