Umtiti zgjedh skuadrën për sezonin e ri

Samuel Umtiti ka vendosur për të ardhmen.

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, dëshiron të mbetet te Barcelona, pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme që e lidhin me një kalim te Manchester United.

Francezi momentalisht vlerësohet rreth 70 milionë euro, por ka kaluar një sezon të vështirë në ‘Camp Nou’, duke u përballur me shumë kritika pas përformancave të dobëta.

Edhe me këto kritika, sipas ‘Diario Sport’, Umtiti është i vendosur të qëndrojë te Barcelona, përcjell ‘lajmi.net’.

Lajmi për vendimin e Umtitit, mund të mos u pëlqejë drejtuesve të Manchester United, që tani duhet të fillojnë të mendojnë për opsionet tjera.