Peshon mbi 1-kg, Mbretëresha Elizabet rrëfen për herë të parë disavantazhin e të mbajturit Kurorë

Pas vdekjes së Mbretit George VI në shkurt të vitit 1952, Elizabeta në atë kohë vetëm 26 vjeç...

Pas vdekjes së Mbretit George VI në shkurt të vitit 1952, Elizabeta në atë kohë vetëm 26 vjeç, do të ngjitej në fron për t’u bërë Mbretëresha më jetëgjatë në historinë e familjes mbretërore ! Në prill të këtij viti, ajo feston ditëlindjen e 91, 65 vite nga të cilat i ka festuar si Mbretëreshë.

Në një intervistë për dokumentarin e ardhshëm The Coronation, Mbretëresha rrëfeu gjithashtu dhe disavantazhet e të mbajturit kurorën, që për fat të saj janë shumë pak, madje shumë më pak nga se mund të mendoni vetëm 1 disavantazh.

Që nga ceremonia e kurorëzimit, Mbretëresha mban kurorën e paçmueshme në çdo event apo ceremoni zyrtare, por prej vitesh i është dashur t’i bëjë modifikime në mënyrë që mbajtja e saj të mos i shkaktojë probleme shëndetësore. Në fakt, lëvizja më e vogël e gabuar mund të rezultojë në një dëmtim serioz për shkak të peshës së kurorës që shkon në 1 kilogramë e 600 gram. Ajo duhet të qëndrojë drejt gjatë gjithë kohës dhe të mos e ulë aspak qafën sepse në të kundërt do të dëmtonte unazat vertebrore të qafës ! Mbretëresha nuk ka plan ta lërë dhe për disa vite fronin, ndaj gjëja më e mirë që mund të bëjë është ta modifikojë dhe një herë kurorën,për të shmangur ndonjë incident.