Legjenda e Manchester United dhe e Real Madridit ishte zgjedhur nga ‘People Magazine’ si ‘Mashkulli më seksi’ në vitin 2015.
Anglezi nuk është vetëm i talentuar në futboll, por ai ka rrëmbyer zemrat e mijëra femrave me stilin unik të veshjes.
Mirëpo, për ta lënë një shije të hidhur tek ai, është përkujdesur magazina tjetër ‘Four Four Two’, që ka sjell një imazh të Beckham kur të plaket në vitin 2020.
Me flokë të rëna e të thinjura dhe me dhëmbë të rrallë, kështu e ka parashikuar magazina e njohur në vitin 1998 legjendën angleze kur të plaket, mirëpo që ia ka huqur dukshëm, pasi ai ende është një personazh tejet seksi.