Shkodran Mustafi është duke u kritikuar shumë për sezonin më të dobët në karrierën e tij.
Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane që luan te Arsenal, është duke u vënë në qendër të kritikave pothuajse në çdo javë.
Skuadra londineze u mposht mbrëmë 3 me 2 nga Crystal Palace, gjersa Shkodran Mustafi u kritikua shumë që nuk e ndaloi Wilfried Zahan të shënonte.
Tifozët e Arsenalit po e kritikojnë jashtë mase mbrojtësin shqiptar, gjersa së fundmi kanë bërë një peticion.
Ata kanë hapur një peticion në rrjetet sociale për burgosjen e përjetshme të Shkodran Mustafit, teksa kërkohen 500 nënshkrime.