Getoar Selimi: Nëse u pëlqen të gjithëve, ti ke një problem serioz

Getoar Selimi: Nëse u pëlqen të gjithëve, ti ke një problem serioz

Reperi i njohur, Getoar Selimi, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga fansat e muzikës hip-hop.

Ai është here pas here aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Geti publikoi një imazh në Instagram, ku shfaqej në veturën e tij teksa voziste.

Në mbishkrimin e imazhit ku shfaqej mjaft serioz, reperi shkruan diçka mjaft interesante sa i përket impaktit që njeriu krijon te të tjerët.

“Nëse u pëlqen të gjithëve, ke një problem serioz”, ka shkruar Getoar Selimi në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se nuk e ka problem edhe po nuk u pëlqei të gjithëve.

Përndryshe, “Amante” mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është pritur mirë nga fansat e tij.