Interi në garë me Cityn dhe Napolin për Agustin Almendra

Interi në garë me Cityn dhe Napolin për Agustin Almendra

Interi është gati të përfshihet në garë për futbollistin e Boca Juniors, Agustin Almendra – shkruan Calciomercato.

Talenti 19-vjeçar, i cili konsiderohet si “Juan Riquelme i ri”, ka joshur interesimin e shumë klubeve evropiane.

Manchester City dhe Napoli janë dy klubet që kanë shprehur interesim për mesfushorin, ndërsa atë e ka monitoruar edhe Juventusi.

Është raportuar edhe më herët se Nerazzurrët kanë bërë ofertë për Almendran, ndërsa tash drejtori Giuseppe Marotta është i gatshëm të përfshihet sërish në garë për shërbimet e tij.

Ai ka një klauzolë në vlerë prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës dhe Interi planifikon ta paguajë.