Ronaldo mirëpret Guardiolan te Juventusi, me spanjollin do të ‘ringjallej’ edhe Dybala

Ronaldo mirëpret Guardiolan te Juventusi, me spanjollin do të ‘ringjallej’ edhe Dybala

Juventusi u eliminua nga Ajaxi në fazën e çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe klubi tani po shikon në të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri.

Skuadra italiane tashmë ka siguruar titullin e tetë radhazi në Serie A, por ka sjellë Cristiano Ronaldon për t’iu ndihmuar në fitimin e kurorës evropiane.

Klubi tani po e konsideron të ardhmen e trajnerit Allegri dhe sipas Il Giornale, Zonja e Vjetër po synon Pep Guardiolan si zëvendësim të mundshëm këtë verë.

Allegri mori përgjegjësinë pas largimit të Antonio Contes në 2014 dhe ka fituar pesë tituj të Serie A gjatë kohës së tij në Torino, si dhe ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve.

Ardhja e Ronaldos verën e kaluar e ka larguar Paulo Dybalan nga vëmendja në këtë sezon, me argjentinasin që ka humbur vendin e tij në formacionin titullar.

Guardiola do të ishte një arritje e mirë për Ronaldon, ndërkohë që mund të nënkuptojë që të rikthehet edhe forma ma e mirë e Dybalas me fanellën e Juventusit.

Trajneri katalunas ka qenë krucial në suksesin e shumë bashkatdhetarëve të Dybalas, si Lionel Messi dhe Sergio Aguero.