Ylli i Juventus i nënshtrohet operimit në gju, e kalon me sukses

Edhe një tjetër lojtar i Juventus i është nënshtruar një intervenimi në gju.

Mesfushori i skuadrës, Sami Khedira, do të fillojë rikuperimin e tij për gjurin, pasi operacioni ka pëfunduar me sukses.

Skuadra e Juve ka bërë të ditur në faqen zyrtare se procedura është kryer gjatë mëngjesit të së hënës (sot), shkruan ‘Football Italia’.

Khedira ka luajtur vetëm 17 ndeshje këtë edicion, për shkak se ka pasur probleme të vazhdueshme me gjendjen fizike.

Më herët gjatë këtij sezoni edhe një lojtar i Juventus i ishte nënshtruar operacionit. Ai ishte Joao Cancelo,i cili ia doli të kthehet me sukses.

Dëshira e skuadrës është që i njëjti fat ta përcjellë edhe reprezentuesin e Gjermanisë, Sami Khedira.