Roberto Firmino është rikthyer në stërvitje për Liverpoolin para ballafaqimit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, të mërkurën.
Sulmuesi brazilian frikësohej se kishte përfunduar sezonin për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës.
Mirëpo, Firmino është parë sot në hapje të stërvitjes në Melwood, raportojnë mediat angleze.
Rikthimi i tij është lajm i keq për Barcelonën meqë Firmino është një element kryesor në sulmin e “Reds” së bashku me Sadio Mane dhe Mohamed Salah.