Tayna me përgjigje interesante ndaj fansit 65 vjeçar që i kërkoi nuse

Tayna me përgjigje interesante ndaj fansit 65 vjeçar që i kërkoi nuse

Rep-artistja nga Prizreni, Tayna, pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë numëron një numër të madh të fansave.

Fansat e saj e dëshmojnë se nuk janë vetëm të rinjtë, por edhe gjeneratat e vjetra.

Doruntina Shala përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat për koncertin e radhës në Tiranë, ku mori edhe një koment interesant nga një ndjekës.

Fansi i shkruan Taynas se dëshiron një nuse të moshës 20-25 vjeçare për tu martuar, e që as përgjigja epike e Doruntinës nuk ka munguar.

“Zoti të udhëzoftë mor mixhë”, ia ka kthyer Tayna.

Ndryshe, reperja ka paralajmëruar verë të nxehtë me projekte të shumta.