Dhjetë fakte për Nexhmije Pagarushën!

Dhjetë fakte për Nexhmije Pagarushën!

Nga çka ka frikë bilbili i këngës shqipe? Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen e 86-të.

Përgjatë këtyre viteve bilbili i Kosovës gëzon një karrierë të bujshme. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Ajo është e njohur për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Dhjetë fakte për jetën e ikonës së muzikës shqipe:

1. Nexhmje Pagarusha në rini ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të tjerë të mëdhenj.

2.Ajo njihet për përpikëri. Gjatë kohës sa ishte në turne muzikor nuk ishte vonuar asnjëherë.

3.Gjatë gjithë karrierës ka kënduar mbi 150 këngë.4. Nexhmije Pagarusha është krahasuar me yjet e mëdha botërore, njëra ndër ta është edhe zëri i rrallë francez, Zhyliet Greko.

5. Përveç muzikës, ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe nga regjisorët është cilësuar si një aktore e përkryer.

6. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës si: Izrael. Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë.7. Frika më e madhe e saj është aeroplani.

8. Idhulli i saj ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion.

9. Nexhmije Pagarusha ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe nuk e ka lejuar të këndojë shqip. Ata i kanë kërkuar të këndojë në gjuhën serbe, por Nexhmija nuk ka pranuar.

10. Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.