Amy Schumer bëhet nënë për herë të parë

Amy Schumer bëhet nënë për herë të parë

Aktorja Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer, mbrëmë u bënë prindër për herë të parë të një djali.

Schummer ka njoftuar fansat e saj për ardhjen në jetë të djalit përmes llogarisë së saj personale, Instagram.

“10:55 mbrëmë, fëmija ynë mbretëror ka lindur”, ka shkruar ajo.



Lindja e djalit u njoftua në të njëjtën ditë kur princi Harry dhe Meghan Markle pritën fëmijën e tyre mbretëror.

Ajo dje (e hënë) ishte përgatitur për të shkuar në spital, gjersa tregon se këtë vit kjo është “MET GALA” e saj.

“Dukja ime këtë vit në MET. Natën e kaluar rrugës për në spital”, shkruan ndër të tjerash Amy.