Selena Gomez në krah të një mashkulli misterioz në Disneyland

Selena Gomez në krah të një mashkulli misterioz në Disneyland

Ajo e kaloi vitin e kaluar duke u marrë me vetveten gjersa ishte e rrethuar nga miqtë e saj më të ngushtë pas ndarjes nga Justin Bieber, i cili tani është i martuar me Hailey Baldwinin.

Dhe të dielën, Selena Gomez ishte sërish e lumtur teksa u fotografua në Disneyland të Anaheimit të Kalifornisë.

Në një moment, bukuroshja 26-vjeçare u pa duke e mbështetur kokën në shpatullat e një njeriu misterioz, ndërsa udhëtonin së bashku me Toy Story.

Zeshkania kishte të veshur një triko të zezë me kapele dhe në sy kishte një palë syze, duke u munduar të maskohet.

Ndryshe, Gomez është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë disa koncerte.