Ekskluzive: Flet vëllai i Loredanës, Bekim Zefi: Nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë manipulime

Ekskluzive: Flet vëllai i Loredanës, Bekim Zefi: Nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë manipulime

Dita e së mërkurës ka qenë e mbushur me shkrime nëpër mediat shqiptare dhe ato zvicerane lidhur me arrestimin e rap-artistes Loredana Zefi.

Mbi të rëndonin akuza të rënda për kanosje, vënie në lajthitje dhe zhvatje të parave ndaj një çifti zviceran.

E përditshmja zvicerane “20 minutes” shkruante se Loredana akuzohej për vjedhje të 700 mijë frangave zvicerane, ndërsa citohej se pjesë e kësaj akuze të ishte edhe vëllai i saj, Bekim Zefi.

Mirëpo ky i fundit, i kontaktuar nga Telegrafi, Bekim Zefi ka rrëfyer ekskluzivisht duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.

Ai ka mohuar tërësisht akuzat lidhur me këtë ngjarje, duke i quajtur të gjitha gënjeshtra.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë manipulime dhe budallallëqe”, ka thënë Bekim Zefi 

Më tutje, ai ka shtuar se personi që ka bërë këtë akuzë, është person me probleme mendore.

“Gjithçka do të vërtetohet me kohë, personi që na ka akuazuar është me probleme mendore dhe nuk trajtohet si njeri serioz”, ka thënë ai më tej.