City në kërkim të dy lojtarëve për mesfushë

City në kërkim të dy lojtarëve për mesfushë

Manchester City është duke kërkuar dy mesfushorë për ndeshjet e sezonës së ardhshme.

E përditshmja britanike, “Daily Mail” shkruan sot se Citizens po kërkojnë t’i blejnë dy mesfushorë këtë verë nëse Ilkay Gundogan nuk e vazhdon kontratën.

Pep Guardiola ka nevojë për një mesfushor që do t’i bëjë konkurrencë Fernandinhos, ku si objektiv kryesor mbetet Rodri i Atletico Madridit.

Marrëveshja e tanishme e gjermanit mbaron vitin e ardhshëm. Guardiola u impresionua edhe nga lojtari i Lyonit, Houssem Aouar.

Ndryshe, City është lider i ligës elitare angleze me një pikë më shumë se i dyti, Liverpool.