Me krenarinë më të madhe për vendin e saj, Rita Ora: Udhëtimi i fundit në Kosovë më lejoi të shohë punën e mrekullueshme të UNICEF, jam pa fjalë

Me krenarinë më të madhe për vendin e saj, Rita Ora: Udhëtimi i fundit në Kosovë më lejoi të shohë punën e mrekullueshme të UNICEF, jam pa fjalë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tash e sa vite është njëra ndër ambasadoret e organizatës më të madhe botërore, UNICEF.

Ajo ishte prezente gjatë muajit prill të këtij viti në Kosovë së bashku me UNICEF-in, për një mision të veçantë për t’u dalë ndihmë fëmijëve në nevojë të Kosovës.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të realizuara gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, por edhe pjesëmarrjet në eventet e UNICEF, duke treguar se ndjehet krenare që është pjesë e kësaj organizate.

“Unë jam përtej e nderuar që të ndajë me ju gjithçka nga emërimi im si ambasadore e UNICEF. Që nga viti 2013, mësuar shumë për UNICEF-in dhe punën e mrekullueshme që ata bëjnë për të nxitur ndryshime pozitive për fëmijët e së ardhmes sonë. Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shoh punën e mrekullueshme të UNICEF-it në vendin tim amtar dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozitën time për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur. Faleminderit UNICEF – Unë jam pa fjalë!”, ka shkruar Ora në Instagram.

Përgjatë kohës sa ishte në Kosovë, Rita shfrytëzoi rastin edhe për të takuar familjarët e saj, ndërsa bashkë me të atin bën homazhe edhe te varri i gjyshit të saj të ndjerë, regjisorit Besim Sahatçiu.