• E mërkurë / Jul-24 05:05
  • Kontakt

Pse largimi i Gareth Bale do të jetë i vështirë për Realin?

Pse largimi i Gareth Bale do të jetë i vështirë për Realin?

Real Madrid do të përpiqet të ‘pastrojë shtëpinë’ këtë verë duke lejuar disa lojtarë të largohen nga Santiago Bernabeu, por largimi më i vështirë do të jetë i Gareth Bale.

Sa i përket Zinedine Zidane, ai dëshiron largimin e uellsianit sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht përpara udhëtimit të para sezonit të klubit në Los Anxhelos, por ende nuk ka oferta në tavolinë për lojtarin me pagën më të madhe në klub.

Ka pasur një shpresë se do të ketë interes nga Premier Liga, por opsionet në Angli janë minimale me vetëm dy skuadra që tregojnë shenja të paqarta të interesit: Manchester United dhe Tottenham Hotspur. Nuk do të jetë e lehtë për të dyja palët që të sjellin Bale përsëri në Angli, pasi paga e tij prej 17 milion euro neto është një kthesë dhe diçka që është përtej mundësive të tyre, shkruan lajmi.net.

Raportet në Angli të martën treguan se Spurs janë të interesuar në nisjen e një lëvizjeje për Bale, por si pjesë e një marrëveshje huazimi në mënyrë që ata të ndajnë pagesën për rrogën e 29-vjeçarit me Realin.

Ideja e një huazimi, siç është raportuar tashmë nga Marca, nuk është përjashtuar nga Reali, por shihet si një opsion i fundit; kjo do të ishte zgjidhja e vetme nëse nuk ka absolutisht asnjë interes nga askush që të nënshkruajë me Bale.

Edhe pse anësorit i është thënë se bordi i Los Blancos dëshiron që ai të largohet, ai është i lumtur në Madrid. Situata mund të jetë e çrregullt pasi Bale e kupton se nuk do të luajë nën Zidanen, por ai refuzon të largohet dhe dëshiron të përmbushë kontratën e tij me beneficione të mëdha.

Vendimi i francezit për të përjashtuar Bale nga skuadra për dy ndeshjet e fundit ka shkëputur çdo shans të shpresës që ish-ylli Spurs kishte bashkëjetuar me Zidane. Si i tillë, klubi po kërkon një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.