Griezmann ditë më parë lajmëroi se do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe Barcelona mbetet në pole pozicion për të nënshkruar me 28-vjeçarin, teksa janë përmendur edhe klube si PSG, Real Madrid e Manchester City.
Por, pas PSG-së, që e mohoi se do të tentojnë ta transferojnë Griezmannin, ka reaguar edhe Pep Guardiola.
Trajneri i Manchester City ka thënë “Barcelona le të jetë e qetë, nuk jemi të interesuar në Griezmannin sepse s’mund ta transferojmë”.
Griezmann është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2014.
Ai ka bërë 256 paraqitje për ekipin e Diego Simeones në këto pesë sezone dhe ka shënuar 133 gola.