Lentini u detyrua të largohej nga Interi në janar 2017 për shkak të sëmundjes dhe nuk ishte në gjendje të luante që prej asaj kohe.
Edhe pse besohej se gjendja e tij po përmirësohej, të hënën u konfirmua se ai kishte vdekur në shtëpinë e tij në Pavia.
“Gjithkush në FC Internazionale Milano ndan pikëllimin mbi vdekjen e Maicol Lentini”, shkruhet në njoftimin në faqen zyrtare të Nerazzurrit.