• E mërkurë / May-28 22:37
  • Kontakt

Shaqiri merr gjithë vëmendjen në fotografinë e postuar nga Liverpooli, jo për të parën herë

Shaqiri merr gjithë vëmendjen në fotografinë e postuar nga Liverpooli, jo për të parën herë

Liverpooli ka zhvilluar sesionin e dytë të stërvitje për finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Tottenham Hotspurin më 1 qershor në Madrid.

The Reds kanë vazhduar përgatitjet për finalen e garë më të madhe për klube në Evropë, duke u ndarë në katër skuadra të vogla, që t’i zhvillojnë stërvitjet intensive.

Por, në sesionin e dytë të stërvitjeve të Liverpoolit, vëmendje të madhe kanë marrë edhe një herë muskujt e këmbëve të Xherdan Shaqirit.

Nuk është hera e parë që ylli shqiptar nga Zhegra e Gjilanit komentohet për muskujt tejet të zhvilluar, por që kësaj here ka bërë bujë edhe më të madhe në Twitter.

Liverpool ka postuar disa foto në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, ndërsa tifozët kanë komentuar në vazhdimësi muskujt e këmbëve të Shaqirit.