Preshevari Lavdim Zumberi nënshkruan kontratë profesionale me FC Zurich të vlefshme deri më 2022

Preshevari Lavdim Zumberi nënshkruan kontratë profesionale me FC Zurich të vlefshme deri më 2022

Preshevari Lavdim Zumberi ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me “FC Zurich” në Zvicër. Kontrata e mefushorit qëndror vazhdon deri në vitin 2022.

19-vjeçari Zumberi karrierën e tij të futbollit e ka filluar me FC Bazenheid dhe FC Ëil para se të shkonte në Akademinë FC Zurich më 2015. Debutimi i tij konkurrues me ekipin e parë ishte më 17 shkurt, 2019 në ndeshjen kundër BSC Young Boys. Që atëherë, futbollisti U20 i Zvicrrës numëron gjithashtu edhe 4 lojë në superligën zvicërrane dhe gjithashtu ka bërë paraqitjë në Europa Ligë kundër ekipit të Napolit.

FC Zurich uron Lavdim Zumberin në kontratën e tij të parë profesionale dhe dëshiron suksesin e tij të vazhdueshëm.

Ndryshe, Lavdim Zumberi me prejardhje është nga fshati Çukarkë i Komunës së Preshevës. Ai me gjithë familjen e tij jeton në Zvicërr.