• E mërkurë / May-28 22:52
  • Kontakt

Ëndrra e fundit e Wengerit që nuk iu realizua te Arsenal

Arsene Wenger për 22 vite drejtoi Arsenalit, derisa u largua përfundimisht në verën e vitit 2018.

Një vit pas largimit, trajneri francez ka pranuar se te Arsenal i ka mbetur një ëndërr e parealizuar.

Wenger ka zbuluar se ka dashur të themelonte një universitet brenda Arsenalit.

“Ëndrra ime e fundit në Arsenal ishte krijimi i një universiteti brenda klubit”, ka deklaruar Wenger, përcjell ‘lajmi.net’.

“Isha duke negociuar tashmë me disa kompani të mëdha, si Sony, Siemes, sepse kishin departamente të mëdha kërkimore”.

“Unë jam i bindur se hapi tjetër mund të jetë brenda klubeve”.