Legjenda e Shqipërisë nuk e ka ndërmend të bëhet trajner i ndonjë skuadre ose kombëtare, por drejtor sportiv.
“Nuk e shoh veten trajner, e keni parë që ka shumë stres. Dua të bëhem drejtor sportiv”, tha ish-lojtari i Marseilles.
“Nuk kam pretendime të jem trajner i Shqipërisë apo i Kosovës. Në botën drejtuese i kam pretendimet e mia, por i kam për jashtë”.
“Nuk e kam synimin të bëhem president federate, të paktën jo tani. Interesante është të bëjmë një turne të përbashkët futbolli. Për momentin nuk kam asnjë plan të përfshihem në ndonjë detyrë zyrtare”, deklaroi Cana.
Kujtojmë që ish-futbollisti nga Gjakova u tërhoq nga futbolli aktiv pas problemeve që pati me zemrën.