Aktori i “Game of Thrones” shtrihet në një qëndër rehabilitimi pas përfundimit të serialit

Ylli i “Game of Thrones”, Kit Harington ka përfunduar në një qendër rehabilitimi.

ktori i “Game of Thrones”, Kit Harington, thuhet se ka është shtrirë në një qendër rehabilitimi në SHBA, si pasojë e stresit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Sipas “Page Six”, aktori, i cili është i njohur për rolin e Jon Snow, filloi trajtimin disa javë më parë.

Në një intervistë dhënë së fundi, Kit foli për ‘një ndjenjë të madhe emocioni’ pas xhirimit të skenave finale të “Game of Thrones”, për të cilat ai angazhohej në tetë sezona.

Në një tjetër intervistë, ai tha se në ditët e fundit të xhirimeve ndihej mirë.

Të dielën është publikuar një dokumentar për “Game of Thrones”, i quajtur “The Last Watch”, ku thuhet se Kit ka qarë kur mësoi se karakteri i tij përfundoi.

.