''Të dua përgjithmonë'', dedikimi special i Lori Hoxhës

Një nga trashëgimtaret e Top Channel sot ka ditëlindjen dhe fjala është për Sarën

Një nga trashëgimtaret e Top Channel sot ka ditëlindjen dhe fjala është për Sarën, për të cilën duket se dita e sotme do të jetë vërtetë plot surprizë. Nuk ka vonuar shumë dhe e motra e saj Lori Hoxha ka bërë urimin e saj në snapchat, ajo ka publikuar një foto me sarën dhe ndan disa fjalë zemre për të. “Gëzuar ditëlindjen partneres sime të jetës. Falenderoj zotin në ditën e sotme që zgjodhi të më dhurojë  ty sepse nuk do të dija si të jetoja këtë jetë pa ty. Ti i bën jetët tona shumë më të mira. Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë,”-përfundon Lori në rrjete sociale.