Divorci/ Eneda Tarifa e kishte lajmëruar, por asnjë nuk e kuptoi

Ndarja e Eneda Tarifës nga bashkëshorti është një nga lajmet më të bujshme në showbizin shqiptar

Ndarja e Eneda Tarifës nga bashkëshorti është një nga lajmet më të bujshme në showbizin shqiptar, pasi martesa e tyre cilësohet si një nga lidhjet më të gjata. Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë.

Ndonëse ende çifti nuk ka dhënë asnjë sqarim për ndarjen ata vazhdojnë të përfliten në mediat rozë. Më shumë dyshimet e një ndarjeje të mundshme i shton statusi i Enedës, të cilin e ka bërë në Instagram që në fillim të këtij viti, më 1 janar.

“E piva për 2017 me të këqijat e të mirat që mbarti. E çuditshme se si gjithmonë ditët e fundit të vitit njeriu bëhet nostalgjik, mediton për vitin që po lë pas. A ishte dështim apo fitore? E rëndësishme është që çdo situatë ta kalojmë me ballin lartë, me forcë, me përgatitje shpirtërore e profesionale. 365 dite te reja, 365 shanse të tjera”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se sa i përket anës profesionale Eneda do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Kids”.