Alex Rodriguez në një foto me ish-gruan dhe Jennifer Lopezin

Alex Rodriguez, ish-gruaja e tij, dhe Jennifer Lopez së bashku në një foto.

Alex Rodriguez ka pasur probleme të shumta ligjore gjatë këtij viti me ish-partneren e tij, Cynthia Scurtis por si duket e kanë normalizuar marrëdhënien, shkruan lajmi.net.

Së fundmi ai dhe Jennifer Lopez janë parë së bashku me ish-gruan e Alex së bashku në një fotografi.

Vajza e Alex dhe Cynthia, Natasha ka festuar për mbarimin me sukses të vitit shkollor dhe prindërit e saj nuk kanë munguar në festë. Me këtë rast nuk kanë munguar edhe ai së bashku me Jenniferin.

Të tre ata shfaqen të lumtur në foto dhe pavarësisht lidhjeve që kanë me njëri-tjetrin, ata dinë si t’i ruajnë raportet si tre të rritur të qytetëruar.