Ruiz dëshiron që rimeçi me Joshuan të zhvillohet në Meksikë

Ruiz dëshiron që rimeçi me Joshuan të zhvillohet në Meksikë

Andy Ruiz ka bërë një hap përpara duke thënë se dëshira e tij për rimeçin ndaj Anthony Joshua është që të zhvillohet në Meksikë.

Meksikano-amerikani prodhoi një moment shokues  të shtunën që shkoi, duke e mposhtur britanikun në Madison Suqare Garden të New Yorkut.

Ruiz me këtë fitore ndaj Joshuas, po ashtu, u shpall kampion botë duke i rrëmbyer titujt WBA, WBO dhe IBF, derisa i shkaktoi humbjen e parë ish-numrit një në boks

Pas fitores befasuese të kampionit të ri botëror, promoteri i britanikut, Eddie Hearn, ka lëshuar një njoftim se ata duan një rimeç të menjëhershëm në Britaninë e Madhe, por Ruiz dëshiron që përballja të zhvillohet në vendin e tij.

“Do ta adhuroja që ta zhvillonim një rimeç, por fillimisht duhet të bisedoj me skuadrën time, pastaj do t’i bëjmë gjërat më të qarta”, ka thënë ‘Shkatërruesi’.

“Do të më pëlqente shumë nëse do të jetë në Meksikë, atje nuk ka qenë asnjëherë një përballje e peshave të rënda, andaj do ta adhuroja që të zhvillohej aty”.

“Ende nuk mund ta besoj që kjo gjë është e vërtetë, e gjithë puna e madhe dhe përkushtimi, bëra që ëndrrat e mija të realizohen”, ka shtuar më tej Ruiz.