• E mërkurë / May-08 16:46
  • Kontakt

Loredana pas vdekjes së babait, i premton atij diçka: ’Do të bëj krenar..pusho i qetë..

Loredana pas vdekjes së babait, i premton atij diçka: ’Do të bëj krenar..pusho i qetë..

Loredana nuk ka pasur një periudhë të lehtë në këtë fazë të jetës së saj.

Reperes me origjinë shqiptare i është dashur të përballojë shuam gjëra, të cilat i kanë ardhura njëra pas tjetrës.

Pas skandalit me çiftin zviceran, ku akuzohej për mashtrim dhe zhvatje parash, në të cilën ishte e përfshirë edhe vëllai i saj, tashmë Loredana do të duhet të përballet me humbjen e një njeriu shumë të dashur: babait.

Reperja pothuajse çdo ditë ka bërë dedikime të ndjera për të, ndërkohë ditën e sotme, përpos dedikimit për të atin, Loredana ka dhënë gjithashtu një lajm që askush nuk e priste.

Ajo ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re e titulluar “Labyrinth”, duke i premtuar babait të saj se do ta bëjë krenar në gjënë që ajo dashuron më shumë: muzikën.

“Babë falenderoj Zotin që të paktën të la të shijoje fillimin e suksesit tim e tani e tutje do i jap edhe 1 herë më shumë mund vetëm për shpirtin tënd. Pusho i qetë. Unë do të bëj krenar!”- mbishkruan Loredana në foton e bërë publike.