Kylie Jenner tërheq vëmendje me imazhet e reja nga plazhet e Malibusë

Supermodelja Kylie Jenner mahnit fansat sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.

Femra më e pasur në botë nuk heziton që të shfaqet tërheqëse në pozat që merr siç janë këto të fundit nga plazhi Malibu. Zeshkania e ka arritur miliardin e saj të parë falë suksesit të madh të linjës së kozmetikës, Kylie Cosmetics, si edhe bashkëpunimit me një numër të madh të brendeve të njohura.

Në ndërkohë, këto ditë, 21-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen me fotografitë që ka sjell nga pushimet e saj kur shfaq asetet trupore.


Jenner prej vitesh është e martuar me reperin amerikan, Travis Scott, me të cilin ka edhe një vajzë.

Nëna e vajzës 15 muajshe të quajtur Stormi, po mendon t’i japë vajzës së saj një motër ose një vëlla, dhe sipas burimeve të afërta me yllin, ajo mund të jetë tashmë shtatzënë.