Greta Koçi dhe Dani sjellin duetin “Jeta ime”

Greta Koçi dhe Dani sjellin duetin “Jeta ime”

Këngëtarët Greta Koçi dhe Ramadan Krasniqi – Dani, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre.

“Jeta ime” mban titullin kënga e tyre re, e cila është me ritme popullore.

Muzika është punuar nga producenti Jimmy, gjersa për tekstin është kujdesur motra e Gretës, këngëtarja Eni Koçi.

Ndërkohë, klipi i është besuar produksionit vendor, Black Fish Entertainment.

Ky është një ndër shumë bashkëpunimet që Ramadan Krasniqi ka sjell muajve të fundit.

Kujtojmë që gjatë muajit të ramazanit, ai solli këngën “Aromë” në bashkëpunim me këngëtarët Granit, Shefqet, Gazmir, dhe Genc, gjersa para saj duetin me Luana Vjollcën, “Sonte”.

Ndërkohë, edhe Greta muaj më parë solli këngën “E kuqe”, e cila u prit mirë nga fansat e saj.