• E mërkurë / Apr-24 14:31
  • Kontakt

Pas kalimit të Sarrit te Juventusi, pritet prezantimi i Lampardit te Chelsea

Tashmë është bërë zyrtare kalimi i Maurizio Sarrit te Juventusi, klub me të cilin nënshkroi kontratë trevjeçare.

Trajneri italian u largua nga Chelsea pas vetëm një sezoni, duke arritur ta fitonte Ligën e Evropës dhe kualifikoi skuadrën për sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Sarri dhe klubi londinez i kanë ndarë sot (16 qershor) rrugët, derisa këta të fundit pritet që shumë shpejt ta prezantojnë Frank Lampardin si trajnerin e tyre.

pas SunSport, legjenda e Chelseat pritet ta marrë drejtimin e skuadrës për një sezon, me mundësi vazhdimi të kontratës, mirëpo e pret një punë shumë e vështirë.

Klubi nga Londra është dënuar nga FIFA për dy afate mostransferim të lojtarëve, por do t’i kthejnë nga huazimi disa prej lojtarëve (që aktualisht kalon numrin 40-të).

Lampard aktualisht është duke e drejtuar skuadrën nga Championship, Derby County, gjersa pritet që ta marrë drejtimin e ekipit që e bëri të famshëm dhe që ka fituar shumë trofe.