Tuna shfaq linjat atraktive në bikini

Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdi, është një ndër personazhet më të dashur për publikun.

Ajo është shumë e pëlqyer për këngët e saj, teksa ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projekte të reja. Në një video të publikuar së fundmi në InstaStory, këngëtarja shkupjane shfaqet mjaft në formë.

Për t’u dukur sa më në formë, Tuna ka punuar shumë në palestër që të arrijë rezultate të mira në trupin e saj.

Ajo edhe pse është nënë e një djali, pas lindjes është përkujdesur që t’i kthejë në formë linjat e saj trupore.

Altuna këtë vit publikoi albumin e ri “Fortuna”, i cili u prit shumë mirë nga publiku shqiptar, duke shënuar rikthimin e Tunës së dikurshme.

Gjithashtu, këngëtarja pritet të jetë shumë e angazhuar në mbrëmje muzikore edhe gjatë muajve të ardhshëm, duke qenë sa më pranë fansave.