Milot Rashica me të fejuarën për pushime luksoze në Maldive

Milot Rashica me të fejuarën për pushime luksoze në Maldive

Milot Rashica ishte një ndër emrat më të përfolur gjatë javëve të kaluara në botën e futbollit.

Futbollisti ka pasur ndikim të madh në dy ndeshjet e fundit të për përfaqësueses së Kosovës, ku ka qenë edhe realizator i një goli.

Pas angazhimeve të fundit, ai së bashku me të fejuarën, Belkize Kera ka filluar pushimet luksoze në ishujt e Maldiveve.

Dyshja tashmë ka nisur të publikojë edhe imazhe të ndryshme në llogaritë personale në Instagram teksa shihet se po shijojnë pushimet.

Në njërën prej fotove, biondina shihet teksa merr poza në afërsi të detit e veshur në një fustan të shkurtër.

Ndryshe, Milotin do ta shohim edhe në sezonin e ri te Werder bremen, megjithëse thuhet se do të largohet gjatë verës.