• E mërkurë / May-08 05:51
  • Kontakt

Rozana Radi bezdisej nga pyetjet e vazhdueshme të banakierit që sillej si mekanik: Uji dhe vaji janë në rregull

Rozana Radi bezdisej nga pyetjet e vazhdueshme të banakierit që sillej si mekanik: Uji dhe vaji janë në rregull

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, por është në kontakt të vazhdueshëm me fansat.

Bëhet fjalë për Rozana Radin, e cila njihet si këngëtare e shumë hiteve që ka sjell ndër vite.

Ajo kohët e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video nga përditshmëria e saj.

Së fundi, bukuroshja ishte për darkë në një restorant dhe duket se ishte bezdisur nga një shërbyes me pyetjet e vazhdueshme.

“Sonte në restorant më shërbeu një kamarier, i cili duket se më parë ka punuar mekanik. Çdo pesë minuta që kalonte më pyeste ‘Uji dhe vaji janë në rregull'”, ka shkruar zeshkania në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Radi është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore.