Kim Kardashian fotografohet nga paparacët në plazhet e Kosta Rikës

Kim Kardashian ka shfaqur linjat trupore në bikini të vogla teksa po pushon bashkë me familjen në Kosta Rika.

Ajo po bën një pushim të shkurtër dhe të qetë bashkë me disa prej familjarëve të saj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Por, Kim Kardashian nuk mundi të mbulonte linjat për një kohë të gjatë, pasi më vonë u largua në plazh me bikini të vogla, të zeza.

Ylli 38-vjeçe, nënë e katër fëmijëve, dukej në top-formë e veshur me bikini të zeza, ndërsa me të ishte edhe vajza, North.

Motra e saj, Kourtney, 40 vjeç, kishte veshur një palë bikini argjendi, teksa po relaksoheshin në rërë.