Diona Fona flet për ish të dashurin, por edhe nëse ka flirtuar me kolegët e estradës

Diona Fona flet për ish të dashurin, por edhe nëse ka flirtuar me kolegët e estradës

E ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, ajo ka qenë e hapur edhe për jetën e saj personale.

Këngëtarja kosovare Diona Fona ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës, por nuk ka hezituar të flas edhe për dashurinë.

Meqë kohë më parë në një intervistë pati thënë që s’e ka harruar dashurinë e parë, ajo kësaj here u pyet nëse ajo romancë tashmë i përket të kaluarës?

“Po u harru u harru. Gjërat lëvizin përpara. Tani jam e fokusuar në veten time”, ka thënë Diona.

Këngëtares iu kërkua që ta thotë emrin e ndonjë këngëtari të famshëm që ka flirtuar me të, dhe sado që u mundua ta thotë emrin, vendosi të mos e tregojë.

Më pas i jepet mundësia që ta thotë ndonjë sportist, dhe ajo e thotë shkronjën e parë të emrit. E gjejmë dot bashkë se kush është?