• E mërkurë / Nov-13 20:20
  • Kontakt

Angela Martini: Jeta është e shkurtër, thyeni rregullat

Angela Martini: Jeta është e shkurtër, thyeni rregullat

Largimin nga modelingu dhe jetën pas martesës, Angela Martini është duke e pasqyruar më së miri në rrjetet sociale.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive dhe e ndjekur, derisa në Instagram ka mbledhur mbi 400 mijë ndjekës.

Natyrisht se me ndjekësit e saj nuk ngurron që të shfaqë fotografi nga më të ndryshmet, pa lënë anash edhe ato provokuese.

E tillë shfaqet edhe në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetet sociale, e cila tregon linjat trupore, për çka bën edhe të përflitet. “Jeta është e shkurtër, thyeni rregullat”, ka shkruar ajo pranë kësaj fotografie.

Kujtojmë që modelja Martini prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tash e disa vite është e martuar me miliarderin rumun, Dragus Savulescu.

Ky i fundit gjatë kësaj kohe është kërkuar nga autoritetet rumune për shkak se është akuzuar për keqpërdorime në vendin e tij të origjinës.