Surprizon Landi i West Side Family, është në prag të martesës

Në emisionin “Xing me Ermalin”, Landi i surprizoi të gjithë me deklaratën e tij...

Ndonëse është një prej artistëve më të njohur shqiptarë, prej vitesh dihet shumë pak për jetën sentimentale të Landi Hysit, këngëtarit të grupit të famshëm West Side Family.

Pak kohë më parë, në një intervistë ai rrëfeu se ishte në një lidhje me një vajzë të qujatur Joli, ndërsa mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”, ai i surprizoi të gjithë duke deklaruar se është gati për martesë.

“Nuk jam martuar, por në ato ujra. Jam i dashuruar.”-u shpreh këngëtari duke mos dhënë asnjë detaj më shumë për partneren e tij.