''Messi iranian'' i mohon akuzat se ka fjetur me 23 gra: Është lajm i rremë

“Messi iranian” i mohon akuzat se ka fjetur me 23 gra: Është lajm i rremë

Reza Parastesh, një burrë iranian që në pamje ngjan me Lionel Messin, i ka mohuar akuzat se e ka shfrytëzuar ngjashmërinë me yllin e Barcelonës për t’i çuar në shtrat 23 gra.

Në muajt e fundit mediat kanë shkruar se Parasteshi është duke u paditur nga 23 gra se i ka joshur ato duke u shtirur si Messi. Por, ai mohon këto lajme duke i luajtur të rreme, transmeton Gazeta Express.

“Ky lajm, që po shpërndahet nëpër vendet myslimane, si në Iran ku jetoj unë, është katastrofë”, tha ai për Omasport.

“Familja ime është kërcënuar rëndë. Një lajm i rremë po qarkullon në rrjetet sociale se unë kam fjetur me 23 gra sepse ato mendonin se isha Lionel Messi”, tha Parastesh.

“Ju lutem mos luani me reputacionin e njerëzve. Të gjithë jemi në dijeni se sikur koj të ndodhte, ndaj meje do të kishte ankesa dhe unë do të ndiqesh penalisht”, shtoi ai.

“Mos e besoni këtë, nuk është e vërtetë. Unë do ta luftojë këtë legalisht dhe do ta pastroj emrin tim”, tregoi ai

E gjitha nisi para dy vjetëve, kur babai i tij i kishte kërkuar të fotografohej në fanellën e Messit në Barcelonë.

Fotografia e tij shumë shpejt u shpërnda gjithandej nëpër rrjetet sociale dhe ai e mori nofkën “Messi i rremë”.

Për shkak të ngjashmërisë me Messin, Parastesh i preu flokët dhe e rriti mjekrën në stil të kapitenit të Barcelonës, duke e rritur kështu edhe më shumë ngjashmërinë me Messin.