Realiteti dhe Instagrami, vështirësitë në realizimin e një fotografie të Eni Koçit

Realiteti dhe Instagrami, vështirësitë në realizimin e një fotografie të Eni Koçit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo realizoi një set të ri fotografik pranë aparatit të fotografit Norik Uka, në të cilin u shfaq tejet në formë.

Megjithatë, puna për ta realizuar një fotosesion të tillë, duket të mos ketë qenë fare e lehtë për të dhe bashkëpuntorët e saj.

Në imazhet që solli në rrjetin social Instagram, këngëtarja Koçi ka treguar vështirësitë me të cilat është përballur gjatë xhirimeve.

Veç kësaj, bashkë me të është edhe këngëtari Prelvukaj, i cili e ka ndihmuar të dashurën që të duket sa më e bukur.

Arsyeja e publikimit të këtyre imazheve duket të ketë qenë dëshira për t’iu treguar fansave dallimin mes realitetit dhe Instagramit.

Përndryshe, Eni është duke punuar në projekte të reja dhe së shpejti pritet të lansojë këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin Lindon Berisha.

“Bella” titullohet kënga e tyre që siç e ka thënë 23-vjeçarja, është ndryshe projekteve tjera të saj.