Kim Kardashian sjell imazh atraktiv në bikini nga pushimet në Kosta Rika

Kim Kardashian sjell imazh atraktiv në bikini nga pushimet në Kosta Rika

Bukuroshja Kim Kardashian është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi, pas një semestri të gjatë në fakultetin të cilin po studion.

Ajo dhe familja e saj vendosën që ditët e para të stinës së nxehtë t’i kalonin në Kosta Rikë javën e kaluar.


Duke dashur si gjithnjë të tregojë format e saj trupore, Kim pozoi në bikini para pasqyrës duke vënë kështu në pah linjat atraktive.


38-vjeçarja edhe pse nënë e tre fëmijëve, vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer fizike.

E njëjta pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të katërt, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, janë në pritje të një tjetër fëmije nga një nënë surrogate.