Ankesa të shumta për kualitetin e fushave në Kupën e Amerikës

Ankesa të shumta për kualitetin e fushave në Kupën e Amerikës

Kompeticioni i Kupës së Amerikës padyshim është ndër garat më të rëndësishme të futbollit në botë.

Këtë vit, Kupa e Amerikës është duke u mbajtur në Brazil dhe ndër ankesat më të mëdha për organizatorët ka qenë kualiteti i dobët i fushave.

Lionel Messi, Luis Suarez, James Rodriguez edhe trajneri i Brazilit, Tite janë ankuar për kualitetin e fushave.

“Është qesharake, në një nivel kaq të lartë, duke pasur fusha ku është e vështirë të luhet. Është e papranueshme.”, ka thënë Tite.

“Topi kërcen shumë në fushë, të gjitha fushat janë të këqija. Kjo e bënë më të vështirë.”, ka thënë Messi.

“Nuk është një justifikim për një skuadër si ne, por fushat nuk janë të një standardi të mirë.” U shprehë Suarez.

“Fushat pët të luajtura janë të këqija, për një kompeticion si Kupa e Amerikës duhen të jenë më të mira.”, tha ylli i Kolumbisë, James Rodriguez.