Khedira dhe Matuidi mund të largohen pas afrimeve të Rabiot, Ramsey dhe ndoshta edhe Pogbas

Khedira dhe Matuidi mund të largohen pas afrimeve të Rabiot, Ramsey dhe ndoshta edhe Pogbas

Khedira dhe Matuidi mund të largohen nga Juventusi, pas transferimeve të Ramsey, Rabiot dhe me shumë mundësi edhe të Pogbas.

Juve dëshiron një skuadër të fortë për sezonin 2019/20, ku sërish objektivi i vetëm do të jetë, triumfi në Ligën e Kampionëve.

Për t’i dhënë fund pritjes më shumë se 20-vjeçare, Juve po blen mençur.

Pas afrimit me parametra zero të Aaron Ramsey, rrugës është edhe Rabiot – që sipas mediave italiane gjithçka është e kryer – lojtari do të arrijë në Torino të hënën.

Pogba është futbollisti tjetër që sipas mediave italiane, ka vendosur të kthehet në Juventus, pavarësisht interesimit të Real Madridit.

Me afrimin e këtyre mesfushorëve, “Zonja e Vjetër” duhet të largojë mesfushor dhe sipas “Tuttosport”, Matuidi dhe Khedira janë rrugës për t’i dhënë lamtumirën Juventusit.

Se Juve e ka seriozisht për të ndërtuar skuadër të frikshme, e tregon edhe fakti që sipas mediave italiane, De Ligt i ka thënë jo Barcelonës për “Zonjën e Vjetër” dhe se gjithçka do të finalizohet me një korrik.