Vëllai i Florijana Ismailit: “Dyshojmë që ajo gjendet në fund të liqenit”

Vëllai i Florijana Ismailit: “Dyshojmë që ajo gjendet në fund të liqenit”

Të afërmit e futbollistës Florijana Ismaili janë gjithnjë e më të dëshpëruar për zhdukjen e saj.

Pas kërkimeve të pasuksesshme me helikopter dhe zhytës, ekipet e shpëtimit në Itali tani po e përdorin një robot për ta gjetur futbollisten shqiptare të Zvicrës, Florijana Ismailin, e cila u zhduk në mënyrë misterioze të shtunën në një liqe në Itali.

Megjithëse shpresa po pakësohet me çdo orë që kalon shkruan Blick, ndihmësit janë ende në kërkim të lartë në Liqenin e Comos për Florijana Ismailin, e cila është zhdukur që nga dita e shtune.

Lidhur me zhdukjen e futbollistes shqiptare, ka folur për Blick edhe vëllai i Florijanës.

Ne ende nuk dimë asgjë. Ne jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana është në fund të liqenit“, tha vëllai i saj për Blick .

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys, Ismaili, ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite dhe që prej atëherë figuron e zhdukur. Brigada të zjarrfikësve dhe zhytës bënë përpjekje për gjetjen e saj gjatë gjithë ditës së diel, por pa rezultat.

24-vjeçarja kishte kërcyer në ujë nga një anije që e kishte marrë me qira bashkë me një mike të veten dhe prej atëherë nuk është shfaqur më. Mikja e saj kishte kërkuar ndihmë menjëherë dhe një ekip i shpëtimit kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Pas kërkimeve të pasuksesshme me helikopter dhe zhytës, ekipet e shpëtimit në Itali tani po e përdorin një robot për ta gjetur futbollisten.

Roboti i veçantë i njohur si “ROV” (nëndetëse e telekomanduar), të cilin po e përdorin sot ekipet e shpëtimit në përpjekje për ta gjetur Florijana Ismailin, u nis nga një dok në Dongo.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve në këtë qytet italian, robotit do t’i duhet kohë për t’i kryer kërkimet.

Roboti do të bëjë kërkime në thellësi të mëdha dhe në një hapësirë të gjerë në liqenin që është mbi 100 metra i thellë.

Roboti mund të kontrollojë 500 metra larg anijes me të cilën është i lidhur.

Ismaili, e lindur në Bern nga prindër shqiptarë, ka qenë pjesë e Young Boys që prej vitit 2011. Më 2014, ajo debutoi edhe në ekipin kombëtar të Zvicër dhe që prej atëherë i zhvilloi 33 ndeshje.