Talenti i Dortmund detyrohet ta braktisë futbollin pas 9 operacioneve të dhimbshme

Talenti i Dortmund detyrohet ta braktisë futbollin pas 9 operacioneve të dhimbshme

Futbolli shpesh herë është i padrejtë! Fati ka ndikim shumë në karrierë dhe vendos shumëçka për jetën e sportistëve. Dario Scuderi e di mjaft mirë këtë gjë, pasi është detyruar të lërë futbollin në moshën 21-vjeçare.

Mbrojtësi italian që luante me Dortmund-in dhe shihej si shumë premtues për të ardhmen ka dëmtuar gjurin në moshën 18-vjeçare. Ai vuajti shumë, madje bëri 9 operacione për t’u rikthyer sërish në rrugëtimin e ëndrrës së tij, por nuk ia doli dot.

I pafati u detyrua të linte karrierën e tij sot dhe hoqi dorë nga jeta si futbollist pas operimeve të shumta dhe orvatjeve të pafundme në spitale. Scuderi është shembulli i qartë i një njeriu të pafat.